Kategoria e pare Shqipëri

‘Viti më i errët për Tironën’/ ‘Fanatics’ bëjnë bilancin e 2017-ës dhe kanë këtë kërkesë

Nëpërmjet një postimi në Facebook, tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë bërë bilancin e këtij viti futbollistik, të cilin ata e cilësojnë më të errët në histori.

Ata shprehen se nuk janë ata fajtorë të kësaj maskarade që ju bë klubit. Për vitin e ri, kërkesa e tyre është vetëm një, largimi i Refik Halilit nga klubi i Tiranës, për të rikthyer emrin e madh të Tiranës.

Postimi i plotë i “Tirona Fanatics”:

Kur dhe vetem disa ore kane mbetur qe ky vit te mbyllet, eshte momenti per te bere bilancin e ketij sezoni qe lame pas.

Sezoni, me i erret, ne historine e jashtezakonshme bardhe e blu, historine e mbushur me lufte, grinte, pasion e mbi te gjitha IDENTITET!

E sot, kur mungojne disa ore deri sa te finalizohet ky vit i trishte, identiteti eshte zhdukur, lufte ne fushe nuk shohim me, grinten jo e jo po edhe pasioni i pashtershem po venitet!

Lart e poshte gjate ketij viti, por me shume ne periudhen kohore mbasi KF Tirona ra nga kategoria, degjoheshin zera, deri diku te mbytur dhe jo te sinqerte, te cilet mundoheshin te pergjithesonin fajin dhe ta shtrinin ate edhe tek tifozet.

Por ne rikujtojme qe nuk ishin tifozet ata qe bene merkato skarco per 4 vite me rradhe, as ato qe toleruan ndeshjen me Kuksin, nuk ishin tifozet ata qe nuk munden dot Korabin, qe ben shfaqje te shemtuara derbi mbas derbi apo edhe barazuan me Laçin kur ky i fundit ishte kthyer ne nje ekip qe vetem humbte pike.

Tirona Fanatics nuk pranon kurrsesi se ka pasur ndonje peshe faji ne kete maskarade qe ju be Sport Klubit.

Tirona Fanatics tregon nje dhe vetem nje fajtor kryesor per gjithcka ndodhi: Refik Halili!

Andaj ky vit qe vjen duhet te na gjeje me te forte, se bashku per te arritur nje dhe vetem nje kerkese!

LARGIMIN E REFIK HALILIT NGA CDO KOPETENCE E SPORT KLUBIT!

Te tjeret, do te vijne mbas tij…

TF i ben thirrje te gjithe antareve te saj ta ndjekin ekipin dhe organizimet e tifogrupit vetem per arsyen e siperpermendur, edhe per asnje arsye tjeter!

Behemi gati ndoshta per vitin me te veshtire si nga aspekti sportiv ashtu dhe tifozerik, por asgje nuk na ndal!”.

Related posts

ZYRTARE/ Befason FSHF-ja, ndryshime në kalendarin e javës së nëntë

Isa.Autor

Renditja/ Kategoria e Parë: Erzeni në ndjekje të Vllaznisë, Besa kryeson grupin B. Elbasani katastrofë

Isa.Autor

FESTA E GJITHË SHQIPTARE/ Çokaj “shpërthen” në krahun djathtë dhe Tuci shënon për Lokomotivën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment