Champions League Futboll

Klopp: Kush mendon se Roma është një rival i lehtë, nuk e ka parë kundër Barçës

Nuk feston aspak Jurgen Klopp, pasi shorti i ka vënë përballë ekipin e Romës në gjysmëfinalet e Champions League.

“Nëse dikush mendon se patëm fat në short, unë nuk jam kurrsesi dakord: me siguri ai që flet në të tillë mënyrë nuk ka pasur ndeshjet e verdhekuqve kundër Barcelonës,” – deklaroi trajneri i Liverpool.

Për gjermanin nuk është arsye për të festuar se ka shmangur Real Madrid dhe Bayern Munich: “Do të kishim pasur shanse edhe ndaj tyre. Kundër Romës kemi mundësitë tona.”

“E kam parë Romën në të dyja ndeshjet me Barcelonën. Humbja 4-1 në ndeshjen e parë nuk ishte rezultati i drejtë me atë që u pa në fushë. Në ndeshjen e kthimit mund të fitonin 5-0, më kanë lënë shumë mbresa,” – deklaroi Klopp.

Related posts

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ 1 minutë heshtje tek Barcelona për Maradonën, por shikoni sa keq e përjeton Messi (VIDEO)

Delo.autor

FLAMURTARI-TIRANA/ “Vlonjatët” prishin gjithçka, i “dhurojnë” golin “Bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ VAR akordon një penallti, bomberi Lukaku ndëshkon “Bardhezinjtë”. Ja si feston (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment