Futboll La Liga

Zidane: Gjërat po funksionojnë, çmimin ia dedikoj nënës sime

 Zinedine Zidane u ngjit në skenë dy herë në galanë e “Globe Soccer Awards”. Francezi tërhoqi dy çmime. Së pari, atë që e kurorëzoi Real Madridin si ekipin më të mirë të vitit dhe më vonë atë që e bëri atë personalisht trajnerin më të mirë për 2017-tën.
“Unë dua të them faleminderit, këtu përfaqësoj klubin dhe presidentin. Eshtë një nder për mua dhe për klubin që të marrë këtë çmim, çka do të thotë se gjërat po funksionojnë”, – tha ai kur mori trofeun e ekipit më të mirë. Diçka tjetër foli kur i dhanë çmimin e trajnerit më të mirë: “Faleminderit për këtë çmim, edhe për presidentin, edhe Real Madridin, që më dhanë mundësinë të drejtoj në “Bernabeu”.
Të gjithë lojtarët që trajnoj janë të pabesueshëm. I përgëzoj të gjithë, kjo është për ta, jo për mua. Eshtë një punë shumë e vështirë dhe, së fundi, çmimin ia kushtoj nënës sime”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Cole: Mou e transformoi Chelsea-n në një klub të tmerrshëm. Me Ancelotti-n kam pirë…

Delo.autor

SENSIBILIZOJNË NAPOLIN/ Ja si tifozët e Atleticos kritikojnë “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT BELG NË DILEMË/ Manchester United ofron 60 milionë euro për pasuesin e Lukakut…

Delo.autor

Leave a Comment