Futboll Seria A

Roma, Dzeko: Më ka marrë malli për Spallettin

Sulmuesi i Roma, Edin Dzeko, ka zbuluar se e ndjen mungesën e ish-trajnerit të verdhekuqve, Luciano Spalletti, i cili aktualisht po drejton ekipin e Inter. 31-vjeçari Dzeko shënoi 33 gola në sezonin e kaluar me Roma, nën drejtimin e Spalleti, teksa skuadra kryeqytetase u rendit në vendin e dytë të Serie A, katër pikë larg Juventus kryesues. Aktualisht, Dzeko ka shënuar vetëm tre gola në këtë sezon në drejtimin e Eusebio di Francesco.Image result for dzeko 2017-2018

Gjatë një interviste radiofonike, kur u pyet për Spalletti dhe Walter Sabatini, njeriu që e solli i Serie A nga Manchester City, (të dy janë te Inter), boshnjaku pranoi se ndjente mungesën e trajnerit. “Në fillim e kisha shumë të vështirë me Luciano si trajner.

Ndonjëherë luaja, ndonjëherë jo. Por falë tij u bëra golashënuesi më i mirë i Serie A dhe mendoj se e njëjta gjë po ndodh tani me Mauro Icardi. U trishtova shumë kur u largua Luciano, por Monchi është një drejtues i aftë dhe ka sjellë të tjerë futbollistë cilësor te Roma dhe unë jam i lumtur te Roma, megjithatë e pranojë që më ka marrë malli për punën me Spalletti.”

Related posts

SPEKTAKOLAR/ SHQIPTARI befason Mirel JOSËN, mëson nga lojtarët e mëdhenj (VIDEO)

Isa.Autor

TJETER DIVORC TEK REAL MADRIDI/ Njeriu i 3 Champions drejt transferimit në…

Delo.autor

Hidhen poshtë spekulimet për largimin drejt Anglisë, Bale do të qëndrojë tek Reali

Q.Autor

Leave a Comment