Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ AJAXIT NË CHAMPIONS/ “Zonja e Vjetër” nis “kërcënimet”: Mbrëmjen kundër Atleticos e mbajnë…

Leonardo Spinacola është disi i irrituar teksa ka dëgjuar shumë akuza mbi një tolerim të mundshëm të Juventusit në ndeshjen ndaj SPAL-it, edhe pse mbrojtësi i majtë është gjithashtu i zhgënjyer edhe nga fakti se shumica e medias dhe e specialistëve u përqendruan vetëm te talenti i Ajaksit, pas barazimit në Champions:

“Në Itali nuk do të ndryshojmë kurrë, sepse nuk arrij të kuptoj kur thonë se paskemi toleruar një ndeshje. Nuk mendoj se ka një skuadër të vetme që në momente të caktuara të sezonit nuk vendos të bëjë rrotacion dhe t’u japë shans të rinjve apo atyre që luajnë më pak, aq më shumë në fundin e kampionatit.

Gjithsesi, ne jemi Juventusi dhe kemi merituar çdo pikë që kemi arritur, por në të njëjtën kohë nuk jemi perfekt dhe nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, – nënvizon Spinacola, që më pas paralajmëron Ajaksin. – Nuk e di, por edhe pse jemi e vetmja skuadër italiane në Champions, sërish duket sikur ka një tendencë kundër nesh. Vërtet Ajaksi ka një skuadër të talentuar, por ne bëmë një ndeshje shumë inteligjente në Amsterdam. Tani na pret dueli i kthimit në shtëpi dhe mendoj se jo vetëm Ajaksi, por të gjithë e mbajnë mend mbrëmjen tonë kundër Atletikos”.

Related posts

“TKURRET SPEKTAKLI”/ Pas 11 vitesh, rikthehet “El Classico” i “tokësorëve”

Isa.Autor

“BOMBERI” PIATEK PO SHKËLQEN/ Por një tjetër polak ia ka kaluar në Serie A, ja statistika

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Familja e tij zotëron 20 miliardë euro, futbollisti më i pasur në botë mbetet pa ekip (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment