Futboll Seria A

Stramaccioni zbulon se çfarë detyroi Inter-in të shesë Coutinho-n

Andria Stramaccioni ka zbuluar se çfarë ka detyruar Inter-in të shesë Philippe Coutinho-n te Liverpool për 13 mln euro pesë vite më parë.

Braziliani u zbulua nga klubi italian që në moshë adoleshente, por u largua te Liverpool në janar të 2013, dhe tani është shitur 160 mln euro te Barcelona.

“Nuk jam befasuar nga transferimi i Coutinho-s pasi është përmirësuar ndjeshëm në Premier League dhe në përfaqësuesen braziliane, kështu që e meriton të luajë për një klub të madh,” shprehet ish-trajneri i Inter për revistën Panorama.

Image result for stramaccioni coutinho

“Ai debutoi nën urdhrat e Benitez, dhe ishte protagonist edhe në skuadrën time.

“Ai ka qenë në gjendje të punojë mirë, por Sneijder ishte në pozicionin e tij, kështu që kishte shumë kompeticion në atë kohë. Por evoluimi i tij kishte nisur që në atë kohë.

Image result for stramaccioni coutinho

“Oferta nga Liverpool ishte e vështirë për t’u refuzuar dhe dëshira e tij për të shkuar në Angli ishte vendimtare. Ishte një moment i vështirë dhe Cou ishte një nga lojtarët e rinj me vlerë të lartë në merkato.

“Duhet të rregullonim bilancet e klubit dhe shitja e tij u ndoq nga largimi i Sneijder. Gjithsesi e kuptoj vendimin e drejtuesve të atëhershëm.

“Askush nuk ishte i lumtur me shitjen e tij, pasi kuptohej që atëherë që kishte talent të madh. Vazhdoj të kem kontakt me të. Përveç aftësisë së tij në fushë, ai është një djalë me përulësi të madhe.”

Related posts

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Prishen planet e Dinamos, titullari shfaq probleme shëndetësore. Ja emri…

Delo.autor

E BUJSHME/ U largua nga Fiorentina, Gatusso arrin akordin me klubin e madh të Premier League…

Delo.autor

ARSENAL-LIVERPOOL, NDESHJA E DITËS/ Arsenali i Xhakës dhe Mustafit kundër Liverpoolit të Shaqirit (FORMACIONET)

Isa.Autor

Leave a Comment