Futboll Seria A

Alisson: Problemi i Romës është psikologjik

Portieri i Romës, Alisson Becker, bëri një tjetër paraqitje fantastike me fanellën e klubit romak, këtë herë në barazimin 1-1 ndaj Interit.

Braziliani ishte një nga më meritorët për pikën e fituar pasi arriti të bëjë disa pritje vendimtare.

“Kur një portier bën një paraqitje të mirë dhe arrin të bëjë disa pritje, por në fund prapë pranon gol, është prapë paraqitje e keqe”, ka thënë Alisson për Mediaset Premium.

“Ne duhet të mendojmë si skuadër dhe të përmirësohemi. Fatkeqësisht, Marcelo Brozovic bëri një krosim të mirë dhe Vecino kishte një gjuajte të pastër me kokë. U ndjeva keq që nuk mund ta mbroja”.

“Aktualisht nuk po kalojmë në një periudhë të mirë, por duhet të vazhdojmë me fitore. Nuk e di nëse fizikisht nuk jemi mirë, por mendoj se më shumë është problem psikologjik. Ne duhet të punojmë në këtë aspekt”.

“Është një barazim që na lë me keqardhje, duhet të jemi skuadër më e mirë”, ka shtuar Alisson.

Pas këtij barazimi Interi vazhdon në vendin e katër me 43 pikë, ndërsa Roma një pozitë më poshtë me 40 pikë.

Ndeshja e ardhshme Romës është ndaj Sampdorias.

Related posts

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ E dashura e DYBALËS na i tregon të gjitha (FOTO)

Isa.Autor

THOTË FJALËN E FUNDIT PËR IBRËN/ Drejtori i Milanit, Leonardo: Ai po mban fjalën e dhënë, tani do të…

Isa.Autor

Paolo Dybala: Ëndërroja të luaja në Kupën e Botës, Messi një idhull

Sadik.Autor

Leave a Comment