Futboll La Liga Sport

NUK E LË VETËM ISH-SHOKUN E EKIPIT/ De Ligt bëhet lojtari i gjigantit spanjoll, ja çfarë i mungon

Barcelona është pothuajse pranë zyrtarizimit të Matthijs de Ligt nga Ajax, pavarësisht interesit të madh nga klubet e Premier Ligës raportojnë mediat angleze.

Barca njoftoi ditë më parë nënshkrimin me mesfushorin Frenkie de Jong, por rrugën e tij pritet ta ndjek edhe bashkëkombësi i tij.

Megjithëse garës së nxehtë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez, duket se vetëm ekipi katalanas ia ka arritur qëllimit.

Sky Sports shkruan se 19-vjeçari do të transferohet te Barcelona në verë, ku në ditët e ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.

‘Blaugranasit’ kërkojnë me çdo kusht rikthimin e triumfit të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, prandaj shpenzimet janë të pandalshme.

Blerja e de Jong dhe shumë shpejt ajo e de Ligt do ta konfirmonin Barcën si pretendentin kryesor për sezonin e ardhshëm në të gjitha frontet.

Related posts

Perimer League/ Gjashtë transferimet më të mira, me kosto më të ulët gjatë Janarit

Q.Autor

Guardiola bën gati ‘bombën’ e merkatos, 130 milionë euro për sulmuesin…

Q.Autor

MERR FUND PRITJA/ Ja kur Messi pritet të zbulojë gjithçka për Barcelonën dhe për ekipin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment