Të tjera

Australian Open/ Avancon Federer, në çerekfinale ndaj Berdych

Pas Rafael Nadal, edhe Roger Federer arrin të kualifikohet në çerekfinale të Australian Open. Tenisti zvicëran mposhti pa humbur asnjë set hungarezin Marton Fuscovic, i cili e vuri në vështirësi 37-vjeçarin vetëm në setin e dytë.

Federer ishte gjithmonë nën kontroll të sfidës, por gjithsesi pa u sforcuar shumë, duke qenë i vetëdijshëm që në garë janë ende emra të rëndësishëm si Berdych, Djokovic dhe Nadal. 6-4 u mbyll seti i parë, me Federer që e theu në shërbim kundërshtarin në gejmin e 10-të. Seti i dytë vijoi deri në fund i ekuilibruar, por në “tie break” Federer fitoi 7-3.

Seti i tretë nuk pati shumë histori, sepse Fuscovic u thye dy heë në shërbim, duke humbur 6-2 dhe krejt ndeshjen 3-0 me sete. Në çerekfinale Federer do të përballet me tenistin çek Thomas Berdych, i cili mposhti me të njëjtin rezultat 3-0 italianin Fonigni, që i dha shenjat e dorëzimit që në setin e parë, ku mori vetëm 1 gejm. Dy setet e tjera Berdych i fitoi me të njëjtin rezultat 6-4.

Related posts

LeBron: Zoti na dha një tjetër shans për titullin

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Nga sportist në obez, shikoni ndryshimin rrënjësor të basketbollistit të NBA-së (VIDEO)

Delo.autor

Parker optimist: E parandiej një fitore me “KO” ndaj Joshua

Q.Autor

Leave a Comment