Futboll

“Nuk kemi para për 22 lojtarë të nivelit të lartë”

Pep Guardiola deklaron se duhen 22 lojtarë të nivelit të lartë për të qenë konkurrent në të gjitha garat, por shton se tencenda aktuale e çmimit të tyre e bën të pamundur që Manchester City të ketë një organikë të tillë. “Qytetarët” kryesojnë me 65 pikë në Premier League me një avantazh prej 12 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Manchester United, janë kualifikuar në finalen e Carabao Cup, janë në garë për FA Cup dhe në Ligën e Kampioneve, ndaj mund të aspirojnë për çdo trofe të mundshëm këtë sezon.

“Nëse garoni në katër kompeticione, duhet të luftoni për të qenë aty, duhet të jeni me fat të mos keni dëmtime ose duhet të keni 22 lojtarë të nivelit të lartë për të qenë konkurrues në të gjitha komepticionet. Sot, për të patur 22 lojtarë të nivelit të lartë për të cilët keni nevojë, njerëzit ndoshta nuk do të më besojnë, por duhen shumë para gjë të cilën ne nuk e kemi. Për të rivalizuar në nivele të larta në të katër komepticionet, duhen 22 lojtarë të nivelit të lartë dhe sot këta 22 lojtarë janë aq të shtrenjtë saqë është e pamundur t’i kesh”, shpjegoi Guardiola në konferencën e shtypit.

Ndërkohë trajneri spanjoll theksoi se kjo vlen për disa skuadra: “Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por nuk kemi paguar më shumë se 100, 90 apo 80 milionë euro për një lojtar. Nuk mund të paguajmë më shumë se kaq më ka komunikuar bordi i klubit, janë pagat, është një buxhet të cilin ne nuk mund ta kalojmë. Kjo është e vërteta, dhe për të qenë konkurrent në të katër kompeticionet, në kohën kur nuk keni rikuperuar dhe jeni të detyruar të luani cdo tri ditë, atëherë keni nevojë për 22 lojtarë të nivelit të lartë dhe me ato të ardhura që kemi sot është e pamundur t’i kesh”.

Related posts

“FUNDI NDONJËHERË VJEN VETË”/ Futbollisti i njohur mbyll karrierën

Delo.autor

MERKATO/ Roma interesohet për sulmuesin e Milan

Sadik.Autor

HUMBJA E GJASHTË RADHAZI/ Kampionët e Anglisë mposhten edhe nga Fulham në “Anfield”

Delo.autor

Leave a Comment