Formula 1

PARALAJMËRON RIVALIN KRYESOR/ Vettel: Dua të thyej dominimin e tij dhe të Mercedesit

Formula 1 është gati të ngrejë siparin e sezonit të ri, që do të startojë me Çmimin e Madh të Melbournit në Australi, i planifikuar për këtë të diel.

Skuadrat kanë mbërritur tashmë në kontinentin e largët, për të qenë gati për provat e lira, që do të startojnë nesër, ndërsa janë mbajtur edhe konferencat zyrtare për shtyp, në prag të fillimit të sezonit.

Kështu gjermani Sebastian Vettel ka lëshuar sërish sfidën ndaj kampionit në fuqi të Botës, Lewis Hamilton, duke thënë se synon të thyejë dominimin e britanikut dhe Mercedesit, në këtë sport.

“Jemi përmirësuar krahasuar me një vit më parë, por rruga është e gjatë dhe shpresoj të tregohemi të fortë gjatë gjithë sezonit, për të bërë diçka të madhe. Rivali është pa diskutim Hamilton, që ka fituar në dy vitet e fundit, por ne kemi kohë që punojmë për të thyer dominimin e tij dhe të Mercedesit”, tha piloti gjerman.

Related posts

F1 “BOTËRORI 2019″/ Prezanton makinën “RS19”, Renault zbulon “ARMËN” e saj “SEKRETE” për PODIUMIN (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton fiton llotarinë në Azerbajxhan, Vettel bën vetvrasje, goma dënon Bottas

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Shokon piloti Hamilton: Nuk kisha asnjë mbështetje, kam vuajtur shumë nga…

Delo.autor

Leave a Comment