Champions League UEFA

Ancelotti: Champions-i ka më shumë konkurrentë këtë vit

Pavarësisht kthesave të bujshme në futboll, kjo nuk do të ndodhë me Carlo Ancelottin, i cili nuk joshet për momentin që të jetë trajner i kombëtares së Italisë. Tekniku i njohur italian, aktualisht i papunë pas shkarkimit nga Bayern Munich, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, e përsërit dëshirën e tij për të drejtuar një klub dhe jo ekipin kombëtar.

“Federata tani, me ndihmën e Coni, duhet të krijojë një strukturë të re, pastaj të marrë vendimin. I qëndroj idesë sime: së pari duam qartësi. Më tërheq më shumë ideja për të drejtuar sërish në nivel klubi, që të luajmë në Champions.” Tashmë, Champions-in, ka shumë konkurrentë këtë vit, mund ta fitojnë, sipas Ancelottit: “Së pari ishin 4-5 ekipe favorite, dy spanjollë, Manchester United, Bayern dhe Juve (në periudhën e fundit). Tani janë shtuar edhe 2-3 ekipe angleze dhe PSG-ja”.

Dy fjalë edhe për Juventusin, që do të jetë e vështirë të mbërrijë deri në finalen e Kievit: “Është një ekip, që vështirë se mungon në fazat finale të Champions-it. Edhe kur fushë ka probleme, gjithmonë e gjen rezultatin, siç po ndodh tani. Kjo për shkak se ka një soliditet mbrojtës absolut, por me Tottenham nuk është e thjeshtë”. Së fundi, në lidhje me kampionatin italian, Ancelotti thekson: “Kur Juve ka uri, është e vështirë për t’u ndalur. Napoli” Është e vërtetë se po luan një futboll të mirë, por Liga e Kampionëve nuk është me fat”.

Related posts

PAS SHORTIT NË CHAMPIONS/ Manuel Neuer: Ata janë të shpejt në klundërsulme, kanë dobësi në…

Isa.Autor

Conte: Duhet të japim 120 për qind ndaj Barcelonës

Q.Autor

CHAMPIONS/ Ankth në ndeshjen Shakhtar-Inter, Traore pëson një dëmtim horror pas përplasjes me Dumfries (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment