Të tjera

Golovkin kërcënon Alvarez: Këtë herë nuk do të vendosin gjyqtarët

Boksieri kazak Gennady Golovkin, 37 fitore dhe një 1 barazim në karrierën e tij, do të përballet sërish më 5 maj me meksikanin Saul “Canelo” Alvarez (49 fitore, 1 humbje e 2 barazime), sfidë ku do të mbrojë titujt kampionë bote të peshës së mesme. Për t’u përcaktuar mbetet vendi, një revansh që vjen pas barazimit që dhuroi sfida e parë, zhvilluar më 16 shtator. Golovkin beson se këtë herë nuk do të shkojë sërish çështja te gjyqtarët, që sipas tij dhanë një vendim të padrejtë herën e parë, duke e mbyllur sfidën në barazim.

Nga dueli i pare mes Golovkin dhe Alvarez

Jam gati të përballem sërish me Canelo dhe jam i lumtur që u arrit marrëveshja. Kjo është sfida që e gjithë bota pret, sfida që edhe ne boksierët dëshirojmë, do ët jetë përballja më e madhe e boksit për vitin 2018. Në përballjen e parë unë nuk isha dakord me vendimin e disa gjyqtarëve, por këtë herë nuk do të jetë më dyshime. Nuk do të jenë gjyqtarët ata që do ta vendosin sfidën. Këtë herë do të largohem nga ringu me një vendim ku unë do të jem fitues”, tha Gennady Golovkin, që konfirmon se do të jetë një tjetër sfidë e fortë mes dy boksierëve. “Do të ketë më shumë shkëndija në ring, pasi tashmë e njohim më mirë njëri-tjetrin”, tha kazaku.

Related posts

BASKETBOLL/ Lakers merkato e fuqishme, vë në shënjestër dy yjet e NBA-së

Delo.autor

Yates sukses i dyfishtë, fiton etapën e 11-të dhe konsolidon kreun e Xhiros

Sadik.Autor

SHPALLET KAMPION BOTE/ “Knockout” që në raundin e dytë, luftëtari i UFC-së hyn në histori si…

Delo.autor

Leave a Comment