Champions League UEFA

Ancelotti: Kujdes me Realin në Ligën e Kampionëve

​Carlo Ancelotti ka kërkuar nga skuadrat tjera që të kenë kujdes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Real Madrid është eliminuar nga Copa del Rey dhe është 19 pikë mbrapa Barcelonës në garën për titullin e La Ligas.

E vetmja garë ku Reali mund të triumfojë është Liga e Kampionëve dhe sipas ish-trajnerit, Carlo Ancelotti, skuadrat tjera duhet të kenë shumë kujdes.

“Është e vështirë për mua të mendojë se Reali është në krizë, ndoshta lojtarët janë ndalur pak, pasi fituan gjithçka sezonin e kaluar”, tha Ancelotti.

“Por, Liga e Kampionëve është gara e vetme ku Reali mund të fitojë këtë sezon dhe kjo është arsye pse skuadrat tjera  duhet të kenë kujdes nga Zidane”, u shpreh ai në fund.

Reali në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve do të takohet me PSG.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Silva barazon shifrat për “Qytetarët”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sot kompletohen grupet, duele të forta për tre vende të mbetura

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një gafe nga Emre Can, sulmuesi Mahrez ndëshkon Dortmund nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment