Kategoria Superiore Shqipëri

Ilir Daja: Objektivi ynë kryesor është fitimi i kampionatit…

“Treguam një tjetër ritëm sot, çka nuk e bëmë në ndeshjen e kaluar tw kampionatit. Ekipi reagoi dhe në një terren mjaft të butë e trguam mw mirw veten. Humbja në Gjirokastër ka qenë rrjedhojë e ngarkesës së madhe fizike, që kishin marrë lojtarët në Turqi. Rezultati tregon se kemi bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Kupës. Trofeu ynë kryesor është kampionati. Nëse gjërat do të ecin mirë, si në gjysmën e parë të sezonit, do të luftojmë fort edhe për Kupën. Objektivi i parë i klubit mbetet titulli, por ka një vlerë të madhe edhe Kupa për mua si trajner. Përmirësimi i sotëm ishte evident. Filtri i parë, treshja e sulmit, i mbështetur nga dyshja e brendshme e mesfushës, ishte më agresive. Kemi akoma për të bërë. Teuta sulmonte me shumë forca, duke na i lënë më të lira zonat e mesit të fushës. Në çdo ndeshje duhet të rikthehemi në maksimumin tonë, që pjesa e mbrojtjes të mos ketë kaq shumë ngarkesë. Sot kishim një reagim tjetër, në drejtim të ritmit dhe agresivitetit mental. Nuk jemi në 100 për qind të forms, megjithatë, ajo që është kryesorja, sot skuadra reagoi në të bërit presing sipër”.

Related posts

MEMA NUK E PREFERONTE NË EKIP/ Titullari i mbrojtjes ikën nga Tirana pas 3 vitesh tek…

Delo.autor

PËRBALLJA KLASIKE/ Kukësi-Partizani, duel me aromë titulli në “Air Albania”

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Partizani-Vllaznia

Q.Autor

Leave a Comment