Kombëtarja

“Arena Kombëtare” në listën e UEFA-s për Superkupën

UEFA ka bërë publike, nëpërmjet një njoftimi, nëntë vendet që kanë shfaqur interes për të qenë vende organizatore për Superkupën e vitit 2020.

Procedura për këtë përzgjedhje u lançua në 8 dhjetor 2017, dhe afati për të shfaqur interes për organizimin e këtij evenimenti ishte deri në 12 janar 2018.

Deri më tani, janë 9 federatat europiane që kanë shfaqur interes, dhe mes tyre është edhe Shqipëria, e cila në garë kandidon me “Arenën Kombëtare”, edhe pse stadiumi ende nuk ka përfunduar.

Mes kandidaturave të tjera janë edhe Bjellorusia, Finlanda, Franca, Izraeli, Kazakistani, Moldavia, Irlanda e Veriut dhe Portugalia.

Propozimet përfundimtare do të kenë kohë të dorëzohen deri më 29 mars 2018, dhe më pas në maj do të jetë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që do të përzgjedhë vendin organizator për Superkupën e vitit 2020.

Related posts

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Delo.autor

LISTA E KOMBËTARES/ PANUCCI i mbyll “derën” kapitenit pas… KRITIKAVE

Isa.Autor

SFIDAT ELIMINATORE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Dëmtimet detyrojnë Rejën të ndryshojë formacionin, ja skema e re

Delo.autor

Leave a Comment