Futboll La Liga

Suarez: Pasi kafshova Chiellinin qava dhe kisha frikë refuzimin nga Barcelona

Luis Suarez ka rrëfyer për gabimin që kishte bërë me kafshimin ndaj Georgio Chiellinit, ku mendoi se kishte mbaruar ëndrra e tij për të kaluar në Barcelonë

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez ishte përjashtuar nga Kupa e Botës 2014 dhe pezulluar me katër muaj jashtë fushave të blerta, pasi kishte kafshuar Georgio Chiellini.

Ai tregon tmerrin që kishte përjetuar dhe frikën se Barcelona do të largonte interesimin për të.

“Sapo e bëra atë veprim, e kuptova gabimin. Golin e Godinit nuk e festova shumë sepse po mendoja për atë çfarë do të ndodhte më vonë. Kur më pyeti gruaja se çfarë kisha bërë, e mohova dhe qava. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për mua”, deklaroi Suarez.

“Mendova se nuk do të më plotësohej ëndrra. Por, pasi më përjashtuan nga Botërori, drejtuesit e Barçës më thanë që sërish më dëshironin në skuadër”.

Related posts

I JANË MËRZITUR MAKINAT LUKSOZE/ Vidal i dhuron vetes një “breshkë” (FOTOT)

Delo.autor

Del Bosque me prognozim të pabesueshëm për finalen Real Madrid – Liverpool

Sadik.Autor

GJEN JUSTIFIKIME PËR HUMBJEN NDAJ EVERTON/ Mourinho: Nuk kam lojtarë dembelë, por e vërteta është…

Delo.autor

Leave a Comment