Futboll Premier League

Mourinho e quan klloun, vjen përgjigja e Conte-s

Antonio Conte ka rikujtuar Jose Mourinho për sjelljen e tij në të shkuarën gjatë karrierës së tij të gjatë.

Trajneri i Manchester United mbrojti sjelljen e tij më të tërhequr të kohëve të fundit, duke insistuar se atij nuk i ka humbur pasioni.

Image result for Antonio Conte  Jose Mourinho

Mourinho akuzoi trajnerin e Chelsea-t se kishte treguar mungesë respekti sezonin e kaluar për shkak të festimeve të italianit në stol.

Por Mourinho në të shkuarën ka qenë po aq i animuar në disa klube. Dhe Conte ishte gati të rikujtonte 54-vjeçarin për bëmat e tij.

“Mendoj se mbase ka qenë duke folur për veten e tij në të shkuarën,” shprehet Conte në prag të raundit të FA Cup ndaj Norwich ditën e shtunë.

Image result for Antonio Conte  Jose Mourinho

“Ndonjëherë njerëzit mund të harrojnë se çfarë kanë bërë në të shkuarën. Është e çuditshme pasi unë nuk dua të flas për trajnerët apo lojtarët që nuk janë te Chelsea.

“Është një formë respekti që duhet ta kesh.”

Related posts

U MBYLL FAZA E PARË NË SUPERIORE/ Vllaznia me hap kampioni, kurrë kaq mirë në 10 vite. Ja statistikat…

Delo.autor

HAZARD BEFASON ME POZËN/ Me fanellën e Real Madrid dhe mendjen tek… (FOTO)

Delo.autor

Çpo ndodh me Neymar? Braziliani lihet jashtë listës për ndeshjen e kupës

Q.Autor

Leave a Comment