Të tjera

Australian Open, Wozniacki dhe Svitolina avancojnë në raundin e 4-t

Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para të raundit të tretë të grand slemit të Australian Open për femra, ditë ku nuk ka patur shumë surpriza. Tenistja ukrainase Elina Svitolina, numri 4 në botë, ka avancuar më tej, pas fitores 2-0 (6-2, 6-2) ndaj patriotes së saj Marta Kostyuk.

Një ndeshje e dominuar nga Svitolina, që pati epërsi gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren. Në raundin e katërt avancon edhe tenistja daneze Caroline Wozniacki, e cila mundi 2-0 (6-4, 6-3) holandezen Kiki Bertens. Fitore e merituar e numrit 2 në botë, që në të dyja setet ishte superiore në fushë.

Një biletë për në raundin e katërt ka siguruar sot edhe tenistja kroate Petra Martic, pas fitores 2-1 ndaj Luksika Kumkhum (6-3, 3-6, 7-5), ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Po 2-1 fiton edhe sllovakja Magdalena Rybarikova, që eliminoi ukrainasen Katerina Bondarenko (7-5, 3-6, 6-1), një ndeshje me rivalitet vetëm në dy setet e para. Nuk zhgënjen as tenistja spanjolle Carla Suarez Navarro, që mposhti 2-1 estonezen Kaia Kanepi (3-6, 6-1, 6-3), një fitore me përmbysje, duke avancuan në raundin tjetër. Dy tenistet e fundit të kualifikuara sot janë çekja Denisa Allertova dhe estonezja Anett Kontaveit.

Related posts

PAS “FORMULA 1″/ Australia mbetet pa asnjë garë, anullohet edhe ajo e “MOTO GP”

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ FURY/ Ndryshon renditjen e peshës së rëndë, Deontay Wilder zbret në vendin e…

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Tifozët gjejnë mënyrë për ta shikuar garën me vinça (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment