Futboll La Liga

BBC është kthyer, “tridenti” i Real Madridit arrin 400 gola

BBC është kthyer. Në fakt, ai u kthye të shtunën e kaluar si startues në formacionin e Real Madridit, çka ndodhte 280 ditë më vonë se herën e fundit. Ata luajtën së bashku në “Mestalla”, në një ndeshje në të cilën Cristiano Ronaldo nënshkroi një dopietë, çka i lejoi BBC të bënte histori. “Tridenti” i Zidane, me dy golat e portugezit, arriti shifërn e 400 golave. Nga këta, 225 gola janë të CR7, 76 gola të Gareth Bale dhe 99 gola të Karim Benzema. Realiteti është se ky sezon nuk është më i miri i “tridentit” të bardhë, i cili duhej të priste deri në janar për të luajtur përsëri së bashku.

Këtë sezon, Ronaldo ka 20 gola në 26 ndeshje, në të cilat ai ka marrë pjesë. Gareth Bale ka nëntë gola në 18 ndeshje, ndërsa Benzema ka shënuar vetëm gjashtë gola në 23 ndeshje. Sezonin e kaluar, pa shkuar më tutje, CR7 nënshkroi 42 gola, ndërsa sulmuesi francez 19 gola. Bale kontribuoi më së paku, sepse uellsiani humbi më shumë se tre muaj të sezonit për shkak të lëndimit dhe shënoi vetëm nëntë gola në tërë fushatën.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Milan ndëshkon Rio Ave-n me Saelemaekers (VIDEO)

Delo.autor

DËSHPËRIM NË HUNGARI/ Shihni reagimet e mediave vëndase pas fitores së Shqipërisë në Budapest (FOTO)

Delo.autor

TRAGJEDI NË FUTBOLL/ Nuk luante që pas infektimit me Covid-19, ish-lojtari i skuadrës franceze vret veten

Delo.autor

Leave a Comment