Futboll Seria A Sport

PËRGATITET “BOMBA” E MERKATOS/ Donnarumma “blen” dy lojtarë të Real Madrid…

Largimi i Xhixho Donarumës drejt PSG-së vijon të këtë mundësi të larta realizimi dhe te “Djalli” përgatisin planet për të investuar 50-60 milionë eurot që mund të vijnë nga shitja e 20-vjeçarit. Çështja e një pasuesi për Xhixhon nuk përbën prioritet, ndaj Milani vijon përpjekjet për të bërë “shoping” në Madrid për të përforcuar reparte të tjera.

Pas kontakteve me Atletikon për Angel Korrean, kuqezinjtë ndryshojnë “qendër tregtare”, duke kaluar te Reali, ku janë të shumtë “artikujt” e shumtë në shitje. Me organikën të mbingarkuar dhe nevojë për para për të blerë Nejmarin, Florentino Perez mezi pret të shesë ndonjë nga xhevahirët madrilenë.

Milani e ka të pamundur të mbërrijë te Modriçi, ndërkohë që disi më e lehtë duket rruga për të siguruar Hames Rodrigezin ose Iskon. I pari është nxjerrë në treg prej kohësh, ndërsa për të dytin nuk është se Zinedin Zidan çmendet. Duke përfituar nga ditët gjithnjë e më të pakta për merkato, Milani synon të rrëmbejë një nga dy mesfushorët.

hames

ÇMIME BUTIKU – Vlerësimet e lojtarëve madrilenë janë të larta. Për Iskon duhen 70 milionë euro, por te Milani shpresojnë për uljet e sezonit. Raporti mes klubeve është ideal, teksa kuqezinjtë mendojnë të bindin mesfushorin të vishet kuqezi me anë të dy “kartëvizitave” si Maldini dhe Boban.

Problemi qëndron te miratimi i lojtarit që nuk dihet si do të reagonte ndaj një propozimi për të mos luajtur një vit në Europë. Rroga është shqetësimi i dytë për “Djallin”, pasi Isko në Madrid arkëton diçka më shumë se 6 milionë euro në vit, ndërsa te kuqezinjtë “tavani” në bordero arrin deri në 4 milionë euro. Disi më e lehtë rruga për Rodrigezin, por investimi i kalon gjithsesi 50 milionë euro, një shumë e padisponueshme në arkat kuqezi aktualisht.

iskop

SKEMA – Në ekipin e Xhampaolos, si Hames ashtu edhe Isko do të mbulonin rolin pas dy sulmuesve. Fantazistë të natyrave të ndryshme, ata pa dyshim që do të rrisnin cilësinë e organikës kuqezi.

Milani po synon të rinovojë skuadrën me një plan disavjeçar, por përfshirja e elementëve me përvojë do të ndihmonte përshpejtimin e rritjes së talenteve si Herndandez, Benaser apo Piontek, të cilëve ndoshta nuk u mungon cilësia, por me siguri çalojnë në eksperiencë.

Related posts

Rubens Barrichello rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Sadik.Autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ RAMOS “masakron” RONALDON, pas deklaratës së këtij të fundit

Isa.Autor

KUSHTOI 18 MILIONË EURO/ Vedat Muriqi, bomberi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Lazios

Delo.autor

Leave a Comment