Basketball Të tjera

Lakers kalon krizën, Miami fiton “”in extremis”, zhgënjen Oklahoma

Lakers duket se e ka kaluar krizën e muajit dhjetor dhe me nisjen e janarit rikthehen fitoret, duke korrur sot të dytën radhazi në NBA. Ekipi kalifornian mposhti 99-86 Sacramento, ndeshje e dominuar shumicën e kohës nga vendasit, me Randle që bëri diferencën në parket, autor i 22 pikëve dhe 14 rebaund. në sekondat e fundit fiton Miami, që mundi 90-89 Toronto. Për kanadezët u dallua DeRozan me 23 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Miami shkëlqeu Dragic, autor i 24 pikëve dhe 12 rebaund.

Pa probleme fiton Dallas, që mposhti 114-99 Orlando, ndeshje e dominuar nga vendasit, me dyshen Nowitzki-Smith, që realizuan nga 20 pikë secili për teksanët. Fiton edhe Portland, që mposhti 117-106 Oklahomën, që rikthehet në krizë. Westbrook e George realizuan nga 22 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa pr Portland u dallua McCollum me 27 pikë.

REZULTATET E SOTME

Toronto – Miami, 89-90

Oklahoma – Portland, 106-117

Dallas – Orlando, 114-99

Lakers – Sacramento, 99-86

Related posts

MOTO GP/ Marquez jep lajmin e mirë, rinis stërvitjen pas problemeve me shikimin

Delo.autor

NBA/ “All Star Game 2019”, 4 lojtarë kalojnë kuotën 3 milionë votave (FOTO)

Delo.autor

SHPËTOI PËR MREKULLI/ Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të frikshëm të Tajgër Uds

Delo.autor

Leave a Comment