Futboll Seria A

Napoli merr Verdin, heq dorë nga Deulofeu

Simone Verdi tashmë mund të quhet lojtar i Napolit. Sulmuesi i Bolognës që shpërtheu këtë sezon me paraqitjet e tij, është i përzgjedhuri i Maurizio Sarrit për të përforcuar sulmin, ndërsa palët arritën akordin për transferimin e 25-vjeçarit për 20 milionë, euro duke përfshirë edhe bonuset.

Javën e ardhshme pritet firma e Verdit me Napolin ndërsa Sarri do të ketë lojtarin që dëshironte për repartin e avancuar dhe tashmë bie hipoteza për afrimin e Deulofeut nga Barcelona.

Kjo lëvizje mund të jetë pritur mirë nga Interi, që rivalizonte pikërisht me napolitanët për sulmuesin e Barçës dhe tani e ka rrugën e lirë për ta sjellë sërish në Milano.

Related posts

“DËGJOI ZËRA NË SHTËPINË E GRUAS”/ Del versioni tjetër. Partnerja e Klodian Duros e shtyu dhe bërtiste, futbollisti u merakos për vajzën

Delo.autor

BARAZON MILAN/ Suso shënon në vendlindje (VIDEO)

Isa.Autor

PO KALON MOMENTE TË VËSHTIRA TEK PSG/ Neymar godet tifozin pas humbjes së Kupës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment