Basketball Të tjera

Durant i jep fitoren Warriors, Oklahoma “fluturon” me Westbrook

Kampionët e Golden State korrën sot fitoren e 40-të sezonale në NBA, pas triumfit 126-113 ndaj Minnesota, takim që u dominua gjatë gjithë kohës nga basketbollistët e Warriors. Më i miri në fushë për vendasit ishte Kevin Durant, që realizoi një “triple double”, me 28 pikë 10 rebaund e 11 asist, mbështetur nga Curry e Thompson, me nga 25 pikë secili. Për miqtë u dallua Towns me 31 pikë e 11 rebaund, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe Denver, 130-118 ndaj New York, që pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë takimit, fituar me meritë falë një loje të mirë kolektive, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Harris 23 pikë).

Nga nje ndeshje mes Indiana dhe Houston

Sacramento mposhti “in extremis” Miami me shifrat 89-88, falë një koshi të Fox 3 sekonda nga fundi, duke përmbysur avantazhin prej 12 pikësh që kishte skuadra nga Florida 5 minuta nga fundi. Dragic realizoi 23 pikë për Miami, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dallua Hield me 24 pikë. Suksesin e 29-të sezonal arriti sot skuadra e Oklahomës, që triumfoi 121-112 ndaj Washington, takim që u dominua nga vendasit, me Westbrook që bëri mrekullinë në fushë, autor i 46 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e 12 rebaund të beal për miqtë.

REZULTATET E SOTME

Miami – Sacramento, 88-89

Oklahoma – Washington, 121-112

Denver – New York, 130-118

Golden State – Minnesota, 126-113

Related posts

DALIN PAMJET E REJA/ Zbulohet se pse McGregor u sulmua brenda kafazit (VIDEO)

Isa.Autor

TËRMETI SHKUNDI SHQIPËRINË/ Basketbollisti kosovar ofron strehim për familje 8-anëtarëshe nga Shqipëria

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Ja sa miliona dollarë do të fitojnë Wilder dhe Fury

Isa.Autor

Leave a Comment