Futboll

Dikur luante për Marseillen, tani sillet si endacak dhe është sëmurë mendërisht pasi i vodhën 3 mln euro (FOTO)

Ish ylli i Marseilles, Wilson Oruma, është duke u rehabilituar në një spital pasi ka përjetuar një depresion të thellë, kur një kompani false e naftës i kishte vjedhur miliona euro.

Shuma që i kanë vjedhur lojtarit mësohet të jetë mbi 3 milionë euro.

Oruma që ka qenë kapiten i Nigerisë U-17 në Kupën e Botës të vitit 1993, kur ky shet e kishte fituar këtë garë, e ka fituar edhe medaljen e artë në olimpiadë në vitin 1996 duke qenë një nga lojtarët kryesor.

Wilson Oruma sa ishte pjesë e Marseilles /Getty Images)

Gjendja e tij mendore është rënduar, saqë sillej edhe si endacak nëpër rrugët e qytetit.

Vëllai i tij më i vogël Dominic Oruma, ka dhënë disa informacione për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se është duke u kuruar në një spital të Lagos.

Gjendja e tij momentale

Lojtarit mashtrimi i kishte ndodhur në vitin 2012.

“Wilson është më mirë. Ai është në një spital në Lagos. Mjekët thonë se ai nuk do të qënrojë shumë në spital”.

Foto nga spitali ku qëndron

“Jemi duke u përkujdesur që atij të mos i mungojë asgjë”.

“Familja nuk është duke kërkuar që atij t’i ndihmohet nga ana financiare. Duma që publiku të informohet për gjendjen e tij, por jo për ndihmë”, ka thënë vllau i tij Dominic.

Edhe kjo thirrje nuk i ka ndalur lojtarët e njohur si Augustine Eguavoen, Samson Siasia dhe Nëankëo Kanu, që ta ndërtojnë një fond për lojtarin.

Oruma ka luajtur me klube si Nancy, Lens, Samsunspor, Sochaux, Guingamp dhe  Marseille. Ai ishte pensionuar në moshën 33 vjeçare.

Related posts

SLAVIA PRAGA NUK PRANOI TË ULEN NË GJUNJË/ Sulmuesi i Arsenalit i qëndron përpara syve. Shikoni pamjet që bënë xhiron e rrjetit

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Laçi mëson kundërshtarin për turin e tretë nëse kalon Molden

Isa.Autor

LAJM I KEQ PËR KATALANASIT/ Klubi i Barcelonës njofton se Luiz Suarez do të… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment