Futboll Seria A

Dorëzohet Juventus, transferimi i yllit të Liverpoolit mund të dështojë

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, e ka pranuar se gjiganti italian mund të dështojë në transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Kontrata e mesfushorit gjerman skadon gjatë verës prandaj ai është i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub jashtë Anglise.

“Është e qartë se jemi të interesuar. Duam të tentojmë dhe ta sjellim në skuadër, por nuk mund ta bëjmë sepse momentalisht ka kontratë me Liverpoolin”, ka thënë Marotta për Premium Sport.

Ai ka zbuluar se Can mund të vazhdojë me gjigantin e Premierligës.

“Ai mund ta rinovojë kontratën dhe për më tepër edhe skuadrat tjera janë të interesuara për të”, ka shtuar ai.

Related posts

“JUVENTUS KA FITUAR 9 KAMPIONATE RADHAZI”/ Trajneri Mihajlovic: Pirlo i njeh sekretet tona, duhet të ndryshoj…

Delo.autor

ANALIZA TAKTIKE/ 5 sulmues dhe dy kordonë me 4 mbrojtës, ja Juventus i Pirlos

Delo.autor

Bayern Munich mendon për të ardhmen, kërkon talentin nga Italia

Sadik.Autor

Leave a Comment