Futboll Sport

E KËRKON JUVENTUSI/ Di Maria del hapur: Po pres PSG-në, por nëse s’më duan…

Angel di Maria është futbollisti që Masimiliano Alegri kërkon me çdo kusht te Juventusi i sezonit të ardhshëm.

Edhe pse 34 vjeç, anësori ofensiv argjentinas është njeriu që mund të sjellë bollëkun e asisteve që nevojiten në çdo ndeshje për të ndezur makinerinë “Vlahoviç”.

Dhe një sinjal se nëse Juvja këmbëngul Di Maria është gati që të vijë, vetë “Engjëlli” argjentinas e ka thënë dje:

“Dëshira ime është që të qëndroj edhe një vit në Paris, për të qenë në formë për Botërorin, nëse Argjentina do të më thërrasë.

Madje, ka edhe një klauzolë në kontratën time për një rinovim automatik, por atë mund ta zbatojë vetëm klubi dhe jo unë.

Nuk e di nëse PSG-ja më do ende apo jo, por edhe nëse është kështu, kam disa oferta të rëndësishme dhe do të qëndroj të paktën edhe 1 vit në Europë”, u shpreh dje Angel di Maria.

Related posts

CHELSEA BLINDON HAZARD/ Sarri: Kam folur shpesh me të, nuk më ka thënë asgjë për t’u larguar (VIDEO)

Sadik.Autor

“BAJRAMI TITULLAR NDAJ INTER?” Trajneri i Empolit ja bën surprizë: Do ta marrë lajmin prej jush

Delo.autor

I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ylli i La Ligas: Jam në shtëpi, në karantinë!

Delo.autor

Leave a Comment