Shqipëri

Duka apo Fino? De Biasi jep përgjigjen: Ja kreu i ri i FSHF-së

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi ka shprehur hapur mbështetjen për Armand Dukën në garën që do të zhvillohet më 7 shkurt për kreun e ri të FSHF-së.

I ftuar në ekspozitën “Euro2016” e organizuar nga FSHF-ja, tekniku italian nuk kurseu elozhet për Armand Dukën i cili sipas tij ka një meritë të madhe në çdo sukses të kuqezinjve.

“Për mua Armand Duka ka qenë një person shumë i rëndësishëm ka bërë shumë për sportin dhe të mirën e vendit. Ka eksperiencën për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme botës së sportit në Shqipëri. Është presidenti i duhur që duhet të vijojë në krye të FSHF-së. Përtej meritave që ne i dimë unë kam pasur një raport të shkëlqyer me atë pasi gjithmonë më ka lënë të lirë për të vepruar si trajner. Kanë qenë vite të paharrueshme për mua…”, e mbyll deklaratën e tij De Biasi.

Sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është organizuar ekspozita kushtuar momenteve më të bukura dhe emocionuese të rrugëtimit në “Francë 2016”.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Natë shqiptarësh në Europë, shënon edhe Sadiku në Spanjë (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari befason me formacionin kundër Lushnjes

Q.Autor

Zyrtare: Esat Mala nënshkruan me Partizanin (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment