Futboll La Liga

Dybala kopjon Leo Messi, për t’u transferuar te Real Madrid…

Paulo Dybala ka vendosur të marrë masa drastike. Ylli argjentinas i Juventus nuk ndihet më plotësisht komod te “Zonja e Vjetër”. Në muajt e fundit ai ka përjetuar periudhën e tij më të errët në Itali, duke rrezikuar edhe një marrëdhënie të vështirë me trajnerin bardhezi, Massimiliano Allegri. Arsye kjo pse sipas “Don Balon”, Dybala është më i vendosur se kurrë për tu larguar nga Juventus, dhe për të nisur një aventurë të re, pranë Real Madrid. Ndonëse objektivi kryesor i presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez është braziliani Neymar, vetë Dybala është i vendosur të bëjë gjithçka për ta joshur. Për t’ja dalë qëllimit të tij, argjentinasi ka kopjuar modelin e patriotit të tij, yllit të Barcelonës, Leo Messi.

 

Juventini ka vendosur të ecë në hapat e Leo Messi. Për këtë arsye ai ka zgjedhur të dorëzohet në duart e ekspertit dhe dietologut që ka ndjekur edhe regjimin ushqimor të bashkëkombasit të tij, Guiliano Poser. Sipas raportimeve nga Italia, Dybala po përpiqet të përmirësojë performancën e tij sportive dhe të ndalë një herë e mirë serinë e dëmtimeve dhe problemeve fizike, të hasura në seri gjatë kohëve të fundit. Ylli bardhezi e di shumë mirë se ushqimi është faktor vendimtar, ndaj ka vendosur t’i besojë ekspertit Poser. Ky i fundit ka trajtuar yjet më të mëdhenj si Messi, Roberto Baggio, Thiago Motta, Ángel di María dhe Kun Aguero.

Related posts

Anglia në gjysmëfinale, Suedia e dobët para ishullorëve (VIDEO)

Isa.Autor

PAS DEKLARATËS SË BUJSHME/ Ibrahimoic e pranon: Nuk jam i vetmi “Ferrari”…

Delo.autor

E PËSON JUVENTUSI/ Can e dërgon topin në portën e gabuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment