Kategoria Superiore Shqipëri

Gjici: Turp për Fenerbahçen, trajnerë si Pakult janë të rrallë

Safet Gjici ka folur për “Rubrikën Sportive” në RTSH, duke u ndalur te tri miqësoret e skuadrës së tij në Antalia, por edhe në gjëra të tjera rreth futbollit: “Të marrësh dy fitore, në fakt tri së bashku me Fenerbahçen, sepse të gjithë e panë se ishte një lojë e shkëlqyer e Kukësit, nuk është pak. Turp për Fenerbahçen, që me ndihmën e arbitrave arriti të marrë dy penallti. Nëse do të ecim kështu edhe në kampionatin shqiptar dhe do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, natyrisht Skënderbeu do të gabojë. Në kampionat janë 60 pikë dhe nuk i dihet deri në fund. Them që jemi shumë të bindur se mund ta mbrojmë titullin kampion.

Trajneri i ri? Realisht, trajnerë si Pakult janë të rrallë, që kanë ardhur në Shqipëri, për sa i përket të vërtetës. Ka një CV shumë të pasur dhe unë besoja fort tek eksperienca që ka, por edhe titulli që ka marrë. Mendova se ky do të ishte trajneri i duhur dhe e emërova. Merkato e dimrit? Të gjithë e panë se në fushë ishte gjeorgjiani, por dhe kroati, të cilët treguan se janë lojtarë profesionistë dhe japin shumë. Trajneri i ka afruar që të dy këto lojtarë.

Largime? Deri më tani nuk ka ofertë zyrtare për askënd. Drejtori sportiv është në bisedime me shumë menaxherë, me shumë shefash klubesh të skuadrave të mëdha në Turqi, por nuk kemi një ofertë zyrtare. Gjithnjë, ofertat duhet të jenë jo të lehta, diçka që ia kam thënë dhe drejtorit Nexhipi. Për ofertat do të bisedohet vetëm me mua. Zgjedhjet në FSHF? Çdo njeri ka të drejtë të kandidojë, jo vetëm zoti Fino, të cilin e njoh, kam muhabet, kam respekt ndaj tij, po ashtu dhe për presidentin në detyrë. Do të dëgjojmë dy alternativat e secilit dhe ai që na bind do ta votojmë”.

Related posts

“KARTONI I KUQ NUK ISHTE”/ Lerda i revoltuar pas barazimit: S’na lanë të luanim me 11 lojtarë…

Delo.autor

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

TEUTA PËRMBYS TIRANËN/ Bardheblutë nuk shërohen as nga “ilaçi” MEMA

Isa.Autor

Leave a Comment