Futboll Premier League

Mourinho: Sanchez? Nëse do të na jepet një mundësi, do luftojmë për ta kapur

E ardhmja e Alexis Sanchez vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Lojtari kilian është në skandencë kontrate dhe në verë do të largohet me parametër zero nga Arsenali por mund të ndodhë edhe që topçinjtë ta largojnë që në këtë merkato për të përfituar disa miliona euro nga shitja e tij. Për Sanchezin interesohet prej kohësh Manchester City por sëfundmi në garë për të marrë shërbimet e ish lojtarit të Barcelonës ka hyrë edhe Manchester United me kërkesë të trajnerit Jose Mourinho.

Madje në këto momente Djajtë e Kuq duken më afër se City në garën për të firmosur me kilianin pasi Guardiola duket disi i dyzuar për këtë transferim. Për një kalim të mundshëm të Sanchez te Manchester United foli për mediat, Jose Mourinho me trajnerin portugez që nuk e fshehu dëshirën që sulmuesi të bashkohet me skuadrën e tij.

“ Normalisht goditjet e mëdha bëhen në merkaton e verës por në disa raste ndonjë transferim edhe mund të ndodhë. Jam dakort se nëse në tavolinë do të na paraqitet një mundësi e mirë ne do të luftojmë për të. Por nëse do të ndodhë, do të ndodhë, nëse jo nuk do të ndodhë”, deklaroi Special One.

Related posts

MERKATO E ANGLISË DREJT FUNDIT/ Arsenal arrin akordin me “Zonjën e Vjetër” për yllin…

Delo.autor

DIFERENCA E “FRIKSHME”/ BARCELONA kryeson plotësisht La Ligan (FOTO)

Isa.Autor

“O SA MIRË ME QEN SHQIPTAR”/ Lot dhe përqafime, shihni festën në dhomat e zhveshjes. Duka në versionin “ultras”

F.autor

Leave a Comment