Futboll Seria A

Gomez nuk do të shkojë te Boca, Udinese destinacioni më i mundshëm

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se Gustavo Gomez nuk do të transferohet te Boca Juniors.

Qendërmbrojtësi pritet të largohet nga Rossonerët këtë muaj, ndërsa klubi argjentinas dëshiron ta transferojë.

Mirëpo, Boca dëshiron vetëm huazimin e lojtarit, prandaj Milani nuk dëshiron as të bisedojë.

Drejtori i klubit italian e ka bërë të qartë se mundësitë më të mëdha janë që Gomez ta vazhdojë karrierën te Udinese ose te Flamengo.

“Akoma jemi duke u përpjekur që ta përcaktojmë situatën e lojtarit, mirëpo nuk mendoj se kalimi te Boca është i mundshëm”.

“Ata e kërkojnë huazimin, derisa ne duam ta shesim. Me shumë mundësi do të shkojë te Udinese ose te Flamengo, mirëpo ende duhet që t’i përcaktojmë kushtet me ta”, citon Ole fjalët e Mirabellit.

Paraguaiani 24 vjeçar është pjesë e Milanit nga viti 2016 kur u transferua nga Lanusi.

Related posts

Njihuni me surprizat në pjesën e parë të sfidave të Europa League

Q.Autor

NUK U AKTIVIZUA NDAJ NAPOLIT/ Zbulohet arsyeja e mungesës së Theo Hernandez tek Milan…

Delo.autor

ABSURDE/ Më OFENDOJNË se nuk jam si të tjerët, tifozët më thërrasin LESBIKË

Isa.Autor

Leave a Comment