Bundesliga Futboll

Një shqiptar zëvendëson Robben te Bayern Munchen, bind Jupp Heynckesin

Bayern Munchen ka zhvilluar sot një miqësore për fazën përgatitore të dimrit, duke fituar me shifrat 5-3 kundër ekipit të Sonnenhof Grossaspach.

E veçanta e kësaj sfidë është se për bavarezët ka debutuar një 18-vjeçar me origjinë shqiptare, që për më shumë ka lënë gjurmët e tij në këtë takim.

Quhet Meritan Shabani dhe në të kaluarën është grumbulluar me ekipin e parë herë pas here edhe nga Carlo Anchelotti e Pep Guardiola.

Në fakt është spanjolli që aktualisht drejton Manchester City-n, Guardiola, ai që e mori për herë të parë në ekip, kur Meritani ishte vetëm 15-vjeç.

Së fundmi mesfushori nuk preferohet më vetëm në stërvitje pasi trajneri Jup Heynkes e ka aktivizuar sot në ndeshje duke e zëvendësuar me Arjen Rooben.

Shabani e ka justifikuar më së miri besimin e gjermanit pasi në minutën e 50-t, ekzaktësisht katër minuta pas zëvendësimit, dhuroi një asist që u shndërrua në gol nga Thomas Muller.

Related posts

NUK KANË FUND SKANDALET NË FRANCË/ Agjentja akuzon presidentin e Federatës: Më shihte si gjoks dhe b*thë

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Osmani dhe Ibrahimi: Kemi potencial për të përmbysur Rosenborgun

Isa.Autor

Jordan Henderson: Jemi gati të përballemi me çdo kundërshtarë

Isa.Autor

Leave a Comment