Bundesliga Futboll

Heynckes kritikon qëndrimin e Aubameyangun: Unë do të refuzoja ta transferoja atë

Jupp Heynckes u është drejtuar futbollistëve profesionistë për ta kritikuar qëndrimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyangut.

Madje, trajneri i Bayern Munichut ka pohuar se kurrë nuk do të përpiqej që ta transferonte futbollistin e Gabonit pasi që nuk po e respekton fanellën e ekipit.

“Unë e shoh gjithë këtë në një mënyrë shumë kritike”, pranoi trajneri 72-vjeçar gjerman, kur u pyet në një konferencë shtypi për qëndrimin e futbollistit, i cili i kërkoi ekipit që mos ta ftonin për ndeshjen e radhës së Bundesligës.

Sulmuesi ka pasur deri më tani 143 për gjermanët, ku ka shënuar 98 gola

“Unë mendoj se futbollistët janë të privilegjuar kur të mendonin se sa është vështirë të fitohet një pagë mujore”, tha ai duke shtuar se “Të punosh si profesionist i takon etikës morale dhe profesionale, si dhe duhet të hapësh mendjen dhe të shohësh përtej botës së futbollit”.

“Unë mendoj se klubet duhet të reflektojnë kur është fjala për nënshkrimin e një lojtari të këtij lloji, unë do ta refuzoja”, shpjegoi Heynckes.

Sjellja e lojtarëve si Ousmane Dembele, i cili la Dortmundin për Barcelonën në fillim të sezonit, ose tani Aubameyang “duhet të shumë kritikohen”.

Theksojmë se sulmuesi 28-vjeçar është përfolur se do të transferohet gjatë janarit te skuadra angleze e Arsenalit.

Related posts

“GJELAT PREKIN TOKAT SHQIPTARE”/ Kombëtarja e Francës mbërrin në Shqipëri

Delo.autor

PSG E NIS NËN SHENJËN E MBAPPE/ Sulmuesi shënon që në miqësoren e parë të sezonit

F.autor

SHTANGEN KAMPIONËT E ITALISË/ Caprari mposht portierin Buffon me një super gol, ja “MAGJIA”(VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment