Futboll La Liga

Hidhen poshtë spekulimet për largimin drejt Anglisë, Bale do të qëndrojë tek Reali

Gareth Bale do të vazhdojë të jetë lojtar i Real Madridit, përkundër thashethemeve të vazhdueshme për largimin e tij, ka thënë mbrëmë eksperti i futbollit spanjoll në Sky Sports, Guillem Balague.

“Bale është lojtar që i duhet të luajë vazhdimisht tani. Shpresojmë se nuk do të preket nga lëndimet dhe nëse golat dhe asistet vijnë, veçanërisht në Ligë të Kampionëve, nuk mendoj se do të shkojë ndokund”, ka thënë Balague.

Megjithatë, ai thotë se qëndrimi i tij për gjatë nuk është i garantuar nëse nuk e shohim uellsianin e vërtetë.

“Por, natyrisht, nuk e ka të garantuar [qëndrimin] nëse nuk e shohim Gareth Balein me statistikat e njëjta të viteve të kaluara”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se thashethemet për largimin e tij nuk do të ndalen.

Related posts

FRENIM I PAPRITUR I INTER PËR JANG/ Fitojnë terren Giroud dhe Eriksen, negociatat që duhet të…

Delo.autor

Alvaro Recoba dhe presidenti i çmendur: Çfarë dhuratash më bënte!

Sadik.Autor

Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim

Sadik.Autor

Leave a Comment