Basketball Të tjera

Cleveland mund Orlando në frymën e fundit, zhgënjen Boston

Dy gjuajtje të lira të Isaiah Thomas (21 pikë) 11 sekonda nga fundi i dhanë fitoren skuadrës së Cleveland Cavaliers, që mundën 104-103 Orlando, në një ndeshje të dominuar nga skuadra vendase. Por Cleveland rrezikoi ta humbiste atë në fund, duke shpërdoruar një avanatzh prej 20 pikësh. LeBron James e mbylli 16 pikë, ndërkohë që 39 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për Orlando u dalluan Payton me 19 pikë e Gordon me 17, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.Surprizon Philadelphia, që mundi 89-80 Boston në fushën e këtij të fundit, një humbje e papritur e skuadrës kryesuese në Konferencën e Lindjes. Miqtë e dominuan ndeshjen, me Embiid që realizoi 26 pikë e 16 rebaund, më i miri në fushë, ndërsa për Celtics u ndie shumë mungesa e Irving. Fiton pa probleme skuadra e Houston, që mundi 116-98 Minnesota, me Gordon që realizoi 30 pikë, ndërsa Portland mposhti 100-86 Indiana, loje me luhatje nga të dyja ekipet, me Lillard që realizoi 26 pikë.

REZULTATET E SOTME

Boston – Philadelphia, 80-89

Cleveland – Orlando, 104-103

Houston – Minnesota, 116-98

Portland – Indiana, 100-86

Related posts

Vllaznia mposht Skënderbeun, synon një vend në play off

Q.Autor

TRIUMFOI NË ROLAND GARROS/ Tenisti Djokovic nuk ndalet: Dua Wimbledon, Olimpiadën, US Open… gjithçka

Delo.autor

Briken Calja: Medaljet e mia janë të pastra

Sadik.Autor

Leave a Comment