Albanian Stars Futboll

VIDEO/ Gol menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, Abrashi i shënon Hamburgut të Mavrajt

Pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të dëmtimit, mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

27-vjeçari i Frejburgut realizoi një gol mjaft të bukur me kokë, në takimin miqësor ndaj Hamburgut të Mërgim Mavrajt, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Si Abrashi ashtu edhe Mavraj e nisën ndeshjen titullarë duke zhvilluar një paraqitje të kënaqshme. Mesfushori shtatshkurtër e realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 86-të, duke “fituar” në një farë mënyrë derbin personal me Mavrajn.

Related posts

PARASHIKIMI/ Ja si ndryshojnë kombëtaret në Europian pa lojtarët që përjashtohen…

Delo.autor

ZYRTARE/ Unai Emery zgjedh një kampion bote si KAPITEN të ARSENALIT

Isa.Autor

Cannavaro, mbiemri që nuk shteron në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment