Futboll Seria A

INTER/ Ausilio: S’ka ofertë, por Deulofeu është objektiv. Icardi nuk largohet!

Piero Ausilio frenon, por nuk mohon, e aq më pak të përgënjeshtrojë. Gerard Deulofeu është një objektiv i Inter. Në Spanjë flitet që tani për një ofertë zyrtare te Barcelona.

“Mendoja se vetëm në Itali bëheshin thashetheme për merkaton… Nuk ka asnjë ofertë, është njëri prej futbollistëve që po ndjekim me kujdes dhe vëmendje. Nëse do të jenë kushtet, atëherë do të bëjmë diçka, por jemi të ndërgjegjshëm se ka parametra për të respektuar dhe pastaj nuk është profili i vetëm që po monitorojmë”, deklaroi drejtori sportiv i Inter.

Rezultate imazhesh për deulofeu icardi

Por, nga Spanja vijnë sinjale të forta edhe për një interesim konkret të Real Madrid për sulmuesin e zikaltërve, Mauro Icardi.

“Nuk jemi të shqetësuar, sepse si ne ashtu edhe ai, kemi dëshirë që të qëndrojmë bashkë. Edhe në lidhje me rinovimin, nuk ka asgjë të programuar, por nuk përjashtohet mundësia që të takohemi në të ardhmen për të diskutuar. Jemi të lumtur me Mauron.

Nuk kemi asnjë qëllim që të privohemi nga futbollistët tanë. Kontigjenti është i vlefshëm dhe i qëndrueshëm. Do të tentojmë të afrojmë ndonjë dhe nuk është e thënë që dikush tjetër të larohet për të liruar vendin”, deklaroi Ausilio, duke i mbyllur dyert largimeve nga Inter.

Related posts

Ronaldo më pranë Torinos/ Juventus ka nxjerrë në shitje fanellën e portugezit (FOTO)

Isa.Autor

RAKITIC, HERRERA DHE POGBA/ Ja skenarët e “Djajve të Kuq” të merkatos verore për mesfushorët

Delo.autor

Milani telefonon agjentin e Ronaldos, po planifikohet lëvizja e bujshme?

Isa.Autor

Leave a Comment