Futboll Seria A

Juventus “djeg” City-in dhe PSG-në, siguron Pellegri-n

Juventus vazhdon punën për të ardhmen dhe po lëviz për të siguruar dy talente të pastër, si Pietro Pellegri dhe Këang-Song Han. Sulmuesi i ri i Genoa-s është siguruar, ndërsa ka akoma punë për të bërë për koreanoveriorin.

Pas takimit të zhvilluar të martën me Genoa-n, bardhezinjtë janë takuar me menaxherin e Pellegri-t, Giuseppe Riso. Operacioni pritet të mbyllet me sukses, por duhet arritur një marrëveshje mes dy klubeve. Veçanërisht për bonuset, që Genoa-n pretendon të jenë shumë të lartë.

16-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjerë të Europës. Në fakt, përveç Juventus, edhe Manchester City, PSG dhe Monaco janë vënë në gjurmët e tij. Për këtë arsye torinezët kanë vendosur të përshpejtojnë negociatat.

Ky operacion mund të arrijë deri në 30-40 milionë euro. Juventus është gati të investojë 10 milionë euro, që mund të shkojnë deri në 20-30 milionë me përfshirjen e bonuseve të ndryshëm. Më pas duhet vendosur se ku do të luajë Pellegri.

Ideja e bardhezinjve është që ta lënë lojtarin të rritet dhe të fitojë eksperiencë te kuqeblutë për një vit e gjysmë. Me pak fjalë, ka akoma punë për të bërë, por mund të thuhet se Juventus e ka në dorë sulmuesin e së ardhmes.

Related posts

“Jam shumë krenar”/ Guardiola vlerëson të tijtë, pavarësisht humbjes me Liverpool

Isa.Autor

DERBI KRYEQYTETAS/ Çinari ndëshkon “bardheblutë”, pranë titullit kampion (VIDEO)

Delo.autor

Të çmendur pas talentit të Serisë A, nis ankandi për sulmuesin “azzurr”

Sadik.Autor

Leave a Comment