Futboll Premier League Sport

FITORE E MERITUAR/ Southampton mposht Kampionët e Anglisë dhe i bën nder Manchester United

Liverpooli duket në krizë, pasi ka 3 ndeshje që nuk gjen fitoren. Southampton e mposhti me rezultatin 1-0 pas një goli në minutën e 2′ të shënuar nga Ings. “Redsat” e nisin keq vitin e ri dhe mund t’i japin kryesimin Manchester United.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit dhe shumë keq për djemtë e Kloppit. Trent Alexander-Arnold gaboi në minutën e dytë duke mos mbuluar si duhet një top dhe i dha mundësinë Ings të shënonte. Lojtari i Southamptonit dërgoi topin në rrjetë me një parabolë duke mposhtur Alisson për 1-0.

Liverpooli u mundua deri në fund të barazonte rezultatin, por nuk ia arriti. Djemtë e Klopp pretenduan dhe për një penallti që nuk u dha nga gjyqtari dhe pas rishikimit të VAR. Situata nuk duket aspak e mirë për kampionët në fuqi që duhet të gjejnë fitoren.

 

Related posts

NJË DASHURI QË NUK LINDI KURRË/ Rugani dështon në Francë, përgatit kthimin e bujshëm në Serinë A tek klubi…

Delo.autor

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati nuk po gjen hapsirë tek Barcelona, ja shkaku

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Çështje 1 milion euro, orë të zjarrta për merkaton e Milan

Delo.autor

Leave a Comment