Kategoria Superiore Shqipëri

Konsiderohej si “Sançezi” i Afrikës, sulmuesi i Teutës drejt largimit

Shqetësimi i vetëm për Teutën është mungesa e një qendërsulmuesi. Me mbrojtjen dhe mesfushën e përforcuar në këtë merkato, Stavri Nica është në pritje të një ndërhyje “big” për ofensivën. Cheick Tidiane Tambadu nuk po bind dhe gjasat janë që të kthehet andej nga erdhi.

Për mungesë dokumentacioni, ai nuk u nis dot në Turqi, megjithatë gjatë kësaj kohe me porosi të klubit ai është stërvitur me ekipin U-19, nën drejtimin e trajnerit Gentian Begeja. Por, paraqitja e tij nuk u ka lënë përshtypje pozitive, çka shton shanset për largimin e tij.

Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se 19-vjeçari nuk ka kondicionin e duhur fizik dhe, sipas të gjitha gjasave, ai do të largohet me t’u kthyer vetë trajneri Stavri Nica në Shqipëri.

Sulmuesi nga Mali ka edhe dy ditë kohë për t’u mbushur mendjen bregdetarëve, në rast se do që të qëndrojë në Durrës. Por, nga ajo që ka shfaqur në stërvitje, ai lë shumë për të dëshiruar.

Fakti që kampionati i Malit nuk ka shumë informacion ka bërë që bregdetarët të “gabojnë” me afrimin e tij.

Edhe pse konsiderohej si “Sançezi” i Afrikës, në fushë ka qenë larg pritshmërive. Në këto kushte, nevoja për një tjetër sulmues është emergjente për “djemtë e detit”, pasi vetëm Amadu Latif është në dispozicion për sulmin.

Afrikani ka shfaqur një nivel të lartë gjatë miqësoreve, megjithatë kampionati është i gjatë dhe pozicioni që Teuta ka në klasifikim nuk i lejon të rrezikojë kaq shumë.

Aktualisht drejtuesit po punojnë për të afruar një “pykë” që e njeh mirë portën, por deri tani nuk kanë asnjë opsion të kënaqshëm. Stavri Nica, në çdo deklaratë të ditëve të fundit, ka shprehur dëshirën për një qendërsulmues, duke e kaluar “topin” te drejtuesit.

Related posts

GJEST I BUKUR/ Vajza 6-vjeçare surprizon lojtarët dhe trajnerin e Vllaznisë, shikoni çfarë u dhuron para stërvitjes (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Reja: Treguam se jemi të gjallë, ja pse Broja nuk luan as me klubin si titullar

Delo.autor

I THUR ELOZHE TALENTIT TË KOMBËTARES/ Ish-sulmuesi Luçi: Broja më i suksesshmi që ka lindur Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment