Kategoria e pare Shqipëri

Kaos te Erzeni, Nevil Dede thuajse i larguar

Nevil Dede largohet pa nisur mirë aventurën te Erzeni. Edhe pse klubi shijakas nuk e konfirmon një gjë të tillë, duket se gjërat janë krisur gjatë ditëve të fundit.

“Nuk kemi diçka të konfirmuar. Trajneri ka qenë disi i lëkundur, por nesër do të zyrtarizojmë gjithçka për të ardhmen e tij”, – ka thënë për “Panorama Sport” drejtori i klubit shijakas, Astrit Hoxha.

Ish-trajneri i Tiranës, Laçit, Luftëtarit dhe Kastriotit, u afrua me shumë bukë te skuadra shijakase, por me sa duket aventura e tij tek blutë do të zgjasë vetëm disa javë.

Erzeni u shfaq mjaft aktiv në merkato, teksa afroi  disa lojtarë cilësorë, ku përmendim këtu, ish-sulmuesin e Partizanit, Xhixhiua. Skuadra shijakase e mbylli gjysmën e parë të sezonit në vendin e 6-të me 16 pikë në 12 ndeshje.

Related posts

PROBLEM ME KAMERAT TEK STADIUMI/ Ja plani për inaugurimin e “Arenës Kombëtare”

Delo.autor

Tentuan ta therin me thikë/ Ernest Gjoka rrëfen ngjarjen: Na pa Zoti!

Q.Autor

SUPERSFIDA/ Nga numri i kartonave e deri tek dyshimet e sulmit, Cungu i paqartë për t’u ndeshur me Partizanin

Isa.Autor

Leave a Comment