Kategoria Superiore Shqipëri

I padëshiruar te Partizani, por tani ka ankand për të

Moustapha Enok Djidjiwa ishte një nga lojtarët e afruar nga Partizani në merkaton e verës, por me përfundimin e pjesës së parë të sezonit është larguar dhe tashmë janë disa ekipet që duan shërbimet e 22-vjeçarit. Te të kuqtë nuk është se ka bërë ndonjë gjë, madje ka luajtur vetëm në pesë ndeshje, një takim të vetëm si titullar. Për gola në kampionat as që bëhet fjalë, por gjatë këtij muaji ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Djidjiwa i është bashkuar Erzenit dhe ka gjetur rrugën e rrjetës disa herë në miqësoret e shijakasve. Kjo ka bërë që për të të interesohen disa klube, kryesisht të Kategorisë së Parë.  Në garë me skuadrën e drejtuar nga Gentian Stojku janë futur dy klube të tjera. Tomori dhe Bylisi e kanë kontaktuar sulmuesin, që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Tek Erzeni nuk ka firmosur, por nja dakordësi në parim ka. Gjithsesi letrat vlejnë dhe beratasit do të bëjnë ofertën e tyre. Nuk mbeten pas ballshiotët, që kanë një “dashuri” të hershme me lojtarët afrikanë.

Related posts

NGA GABIMI I ADOLESHENCËS TEK GOLI HISTORIK/ Rrëfehet Sadiku: Një ëndërr që u bë realitet…

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Mbrojtësi tremb Partizanin, lë stërvitjen i fashuar dhe pritet të mungojë

Delo.autor

SHKËLQEN YLLI TUCI NË KAMPIONATIN KROAT/ Sulmuesi i Shpresave barazon shifrat ndaj Hajduk Split (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment