Futboll Sport

RIKTHEHET NË ARGJENTINË/ Ja klubi që do të drejtojë si trajner Hernan Crespo…

Surprizë në Argjentinë. Banfield ka zgjedhur Hernan Crespo si trajner të ri. Ish-sulmuesi i njohur, që ka luajtur ndër të tjera me skuadra si Parma, Milani dhe Interi, do të pasojë Julio Cesar Falcioni.

Kështu, Crespo kthehet në stol pas përvojës si trajner i “Primavera” te Parma dhe një kohe të shkurtër në drejtimin e Modena (Seria B), nga e cila u shkarkua në mars 2016. Ardhja e Crespo në stolin e Banfield është planifikuar për më 2 janar 2019, teksa argjentinasi duhet të marrë me vete në këtë aventurë të re edhe përgatitësin fizik Alejando Kohan.

Falcioni, i cili do të përshëndetet zyrtarisht me Banfield më 8 dhjetor, mund të mbetet në klub si menaxher. Banfield aktualisht luan në Kategorinë e Parë të Argjentinës. Ai është klubi ku kanë luajtur, ndër të tjerë, James Rodriguez dhe Javier Zanetti. Ky i fundit është ikonë e Interit dhe zv.president i zikaltërve.

Hernand Crespo, 43 vjeç, do të kthehet në stol pas më shumë se dy vite e gjysmë pushim. Siç e thamë, kjo është eksperienca e parë e tij si trajner në Argjentinë.

Related posts

Marcelo Bielsa arrin akordin me skuadrën e ish-sulmuesit të Partizanit

Sadik.Autor

ITALIA JASHTË “KATAR 2022”? Mancini nuk ka aspak frikë: Ka momente, ndonjëherë në jetë…

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË NË MERKATO/ Van der Vaart: Më vjen keq që nuk kam luajtur në Serie A, isha pranë kalimit tek…

Delo.autor

Leave a Comment