Kategoria Superiore Shqipëri

Kruja “harron” Vllazninë: Jam gati të jap më të mirën për Teutën

Teuta ka zyrtarizuar dje afrimin e Arsid Krujës, sulmuesit shkodran, që u konsiderua i pavlefshëm nga Ernest Gjoka, për të vijuar të jetë pjesë e kuqebluve në gjysmën e dytë të sezonit. Futbollisti në fjalë, në një intervistë të dhënë për faqen e klubit durrsak në Facebook, është shfaqur i lumtur për aventurën e re, teksa premton se do të japë maksimumin për fanellën e “djemve të detit”.

Arsid, çfarë ju bindi të bëheni pjesë e Teutës dhe sa e njihni ekipin durrsak?
Teuta është një ekip që e njoh shumë mirë, që ka në përbërje lojtarë në moshë të re. Edhe unë jam gati të jap më të mirën për Teutën.

A e dini se Teuta ndodhet në vendet e fundit në klasifikim? Sa ju shqetëson ky fakt?
E di, por ky fakt shpresoj të mos jetë problem. Shumë shpejt, kam besim se do të arrijmë rezultate të mira.

Keni qenë pjesë edhe e disa ekipeve të tjera në Superligë, por keni një eksperiencë edhe jashtë vendit. A është gati Kruja për të treguar vlerat e tij më të mira për Teutën?
Këtu kam ardhur më qëllim që të jap më të mirën dhe ta ndihmoj ekipin të ngrihet sa më lart. Personalisht, premtoj se do të jap më të mirën për Teutën.

Related posts

TIRANA “POKER” NË KUPËN E SHQIPËRISË/Flet trajneri Mema: Nuk punohet nën presion, “Demave” i bëmë…

Delo.autor

Probleme te Bylisi, tre lojtarë nuk paraqiten në grumbullim

Q.Autor

OFENDOI GJYQTARI NE KATËRT TË NDESHJES/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares e pëson rëndë, ja dënimi që merr nga Disiplina…

Delo.autor

Leave a Comment