Futboll La Liga

Lajm i keq për Barcelonën, Vermaelen lëndohet përsëri

Nuk kanë të ndalur telashet me lëndime për mbrojtësin belg.

Barcelona ka mbetur pa Thomas Vermaelen për të paktën dy javë.

Belgu është lënduar në sfidën e së dielës ndaj Betisit të cilën Barça e ka fituar 5:0 si mysafir dhe është dashur ta lëshojë fushën qysh në minutën e 38-të të takimit.

Në vendin e tij në fushë është futur Samuel Umtiti i cili është kthyer nga një lëndim i gjatë që e ka mbajtur jashtë për dy muaj.

Gjatë ditës së sotme lojtari i është nënshtruar disa testeve shtesë, ku është konstatuar që do të mungojë për dy javë.

Barcelona është duke marshuar drejt titullit të kampionit në La Liga, pasi ka lënë shumë prapa ndjekësit e tij në tabelë.

Related posts

“KANË HUMBUR MË TË MIRIN NË HISTORI”/ Mesfushori i Valencias: Normale se Reali po vuan dhe është më i dobët pa Ronaldon

Delo.autor

E PABESUESHME/ Zyrtare: “Superclasico” River-Boca SHTYHET përsëri, ja ARSYEJA…

Isa.Autor

NË ITALI TË BINDUR/ Asllani nuk largohet, Inter “sakrifikon” Brozovic

F.autor

Leave a Comment