Të tjera

Mikaela Shiffrin mbyll llogaritë, fiton sllallomin dhe Kupën e Botës

Pas 3 ditësh do të festojë 23-vjetorin e lindjes, por skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin është e destinuar që të shkruajë historinë në këtë sport. Bukuroshja amerikane ka fituar sot Kupën e Botës për sezonin sportiv 2017-2018, duke mbyllur para kohe llogaritë me rivalet edhe pse janë ende 4 gara për t’u zhvilluar deri në fund të këtij kampionati.

Shiffrin korri titullin e dytë në garat e Kupës së Botës për femra në ski, duke përsëritur suksesin e një viti më parë. Një kampione që pritet të vendosë të tjera rekorde në karrierën e saj, pasi është mjaft e re dhe duket se do të jetë pasardhësja e Lindsey Vonn.

Në pistën e Ofterschwang, në Gjermani, skiatorja amerikane fitoi sot garën e sllallomit, suksesi i 42-të në karrierë në garat e Kupës së Botës, fitore që i ka dha edhe titullin kampion. Pas dy zbritjesh, Shiffrin dha kohën e përgjithshme 1’49”10, duke qenë më e shepjta në pistë.
Në vendin e dytë u klasifikua skiatorja zvicerane Wendy Holdener dhe në të tretin ajo suedeze Frida Hansdotter. Kjo renditje i ka dhënë mundësi amerikanes që të festojë titullin kampion, pasi kryeson me 1,673 pikë. Përveçse fitoi Kupën e Botës, Shiffrin sot ngriti lart edhe trofeun e kësaj disipline, atë të sllallomit, ku ka korrur 5 fitore këtë sezon.

Related posts

SHPËTOI PËR MREKULLI/ Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të frikshëm të Tajgër Uds

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel rikthehet në pistën e mallkuar, aty nuk ka triumfuar kurrë (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Piloti Rossi planifikon tërheqjen: Ky sezon do të jetë vendimtar për mua

Delo.autor

Leave a Comment