Futboll Seria A

Largimi nga Benevento, Memushaj pritet të bashkohet me Migjen Bashën tek Bari

Ledian Memushaj mund të luajë në të njëjtën skuadër me Migjen Bashën për pjesën e dytë të sezonit, pikërisht te Bari.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare me shumë mundësi do të largohet gjatë janarit nga Benevento, që është e destinuar të bjerë nga kategoria, teksa mbyll renditjen e Serisë A me vetëm 4 pikë në 19 ndeshje të fazës së parë, raporton ss.

Janë të shumta skuadrat e Serisë B që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit 31-vjeçar, ku së fundmi ka dalë në skenë edhe Bari, që ka synim ngjitjen në Serinë A sezonin e ardhshëm. Te skuadra puljeze luan sezonin e tij të dytë Migjen Basha, i cili konsiderohet një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës.

Related posts

NGA CAPELLO TEK BARESI/ “Juria” italiane del kundër Van Basten për mbrojtësin De Ligt

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ 10 minutash lojë, Roma-Wolfsberger me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ LIGA E KOMBEVE: Bullgaria përmbys Qipron, Maqedonia shënon edhe të 4-tin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment