Kategoria Superiore Shqipëri

Lika fton tifozët shkodranë: Unë besoj te fitorja ndaj Kukësit!

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, është i bindur se ndaj Kukësit, të premten, skuadra e tij do të marrë një fitore, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat. Në një prononcim për mediat, mesfushori shkodran vlerëson përgatitjet e bëra, si dhe lojtarët e ardhur nga merkatoja e dimrit:

“Mendoj se gjendja e skuadrës është optimal, sepse kemi zhvilluar një stërvitje intensive dhe ditët e fundit ndërkohë kemi filluar të mendojmë për sfidën e parë të këtij viti. E konsiderojmë një ndeshje shumë të fortë, megjithatë mezi presim ditën e premte për të dhënë maksimumin. Shpresojmë të marrim trepikëshin. Lojtarët që kanë ardhur besoj se e kanë forcuar shumë Vllazninë. Optimizmin për fitore e bazoj te puna që kemi bërë në stërvitje, cilësia që ka ekipi brenda tij, te grupi. Ka shumë arsye për të besuar tek fitorja”.

Ndërkohë, Lika, gjithashtu, beson se këtë herë nuk do të mungojë as mbështetja e tifozërisë shkodrane, e cila pritet të jetë më e shumtë në numër në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” prandaj shton: “Shpresoj që tifozët të jenë të shumtë këtë radhë në shkallët e stadiumit, sepse nëse janë të shumtë, ky është një plus shumë i madh për Vllazninë, për të arritur te fitorja. Normalisht, unë besoj te fitorja, prandaj edhe tifozët duhet të besojnë tek ajo”.

Related posts

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ “Tifozat Kuq e Zi’” për “Tre Luanët”: Të gëzohen për pak kohë në… (FOTO)

Delo.autor

“KEMI PASUR SHUMË RASTE DHE NUK I KEMI PËRFUNDUAR SI DUHET”/ Krymi: Problemi i Vllaznisë është shënjestra e…

Delo.autor

Skënderbeu ‘trembet’ në 45 minuta nga Kukësi/ ALITI gjen fajtorin: Fusha është në gjendje shumë të…

Isa.Autor

Leave a Comment