Formula 1 Të tjera

Mercedes thumbon Ferrarin: Fitojmë, pasi jemi më inteligjentë

Mercedes prej disa vitesh po dominon Botërorin e Formula 1, falë një pune të mirë që bëhet në fabrikë, duke përgatitur një makinë të shpejtë dhe fituese. Por sezoni i fundit konfirmoi se makina gjermane po tregohet më inteligjente se ajo e Ferrarit, që edhe pse e dominoi pjesën e parë të kampionatit zhgënjeu në të dytën, duke humbur titullin. Shefi i makinës Mercedes, Toto Wolff, u shpreh se aplikimi i strategjive alternative në garë i dha suksesin makinës gjermanë, duke përfituar edhe nga gabimet e “kokëkuqes”.

Shefi i makinës Mercedes, Toto Wolff

I mbajmë gjithnjë sytë e veshët hapur, pasi në çdo moment jemi në kërkim të strategjive inteligjente, që na japin fitoren. Te makina italiane janë shumë të zgjuar dhe këtë vit po planifikojnë një strategji fituese, me Haas që përdor motorët Ferrari dhe Sauber që do të rpdorë motorin Alfa-Romeo. Kjo do t’i japë shumë avantazhe, ndaj duhet të përgatitemi për një betejë të fortë këtë sezon”, tha Wolff, duke pranuar se ideja për të sponsorizuar me motorin Mercedes makinën Force India është konkrete, për të gjetur një aleat të ri.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme para Olimpiadës dhe shpreson te fansat

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Godet me TULLË në kokë rivalin, ndërpritet ndeshja pasi gjendet i….(VIDEO)

Isa.Autor

NBA/ Basketbollisti Durant kontratë publicitare për promovimin e kanabis

Delo.autor

Leave a Comment